27 Nëntor, 2021

“Kam takuar gruan e ëndrrave, por…” 42-vjeçari në hall, ja çfarë i bëjnë fëmijët pasi ai u divorcua nga nëna e tyre


Shumë familje ndoshta do të ishin më të lumtura nëse nëna dhe babai do të ndaheshin kur nuk shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Por krijimi i një marrëdhënieje të re nuk është gjithmonë e lehtë, sidomos kur në mes janë edhe fëmiëjt.

tradhti

Një 42-vjeçar ka rrëfyer për “Dear Deidre” të “The Sun” se si tre fëmijët e tij adoleshentë sillen keq me të dashurën e re që ka sjellë në shtëpi. Ata i kanë kërkuar të atit që të ndahet prej saj nëse dëshiron që t’i takojë sërish. Edhe pse është në një situatë të vështirë, ai nuk dëshiron të heqë dorë as nga e dashura, as nga fëmijët.

Ja rrëfimi i tij i plotë:

Një vit më parë, njoha një grua të dashur, me sens humori dhe të fortë. Më ka bërë shumë të lumtur dhe po planifikojmë të nisim bashkëjetesën.

Por familja ime po përpiqet të na ndajë. Jam 42 vjeç dhe jam ndarë nga ish-partnerja, e cila është 43 vjeç, para dy vitesh. Kam tre fëmijë adoleshentë, të cilët janë të moshave 13, 15 dhe 17 vjeç. I takoj çdo dy javë dhe gjatë pushimeve verore.

Së fundmi, kanë nisur të komentojnë negativisht të dashurën time dhe kanë thënë se nuk e pëlqejnë atë. Si rrjedhojë, ata nuk dëshirojnë të vijnë të më takojnë nëse ajo është në shtëpinë time.

E dashura ime, e cila është 38 vjeç, është shumë e sjellshme me ta, prandaj mendoj se fëmijët e mi po ndikohen nga nëna dhe motra ime, të cilat duan që unë të rikthehem me ish-in.

Kam dëgjuar se kanë thënë që po qëndroj me të dashurën, sepse e dua vetëm për seks dhe se kjo situatë do të marrë fund shumë shpejt. Kjo gjë po shkakton probleme mes meje dhe të dashurës. Nuk di çfarë të bëj. Nuk dua të humbas as atë, as fëmijët e mi.”.

“Dear Deidre” thotë:

Shumica e fëmijëve që i kanë prindërit e ndarë dëshirojnë që ta shohin nënën dhe babain e tyre sërish bashkë. Por kjo zakonist nuk është diçka që ndodh në jetën reale.

Duhet t’i bindni fëmijët se jeni të lumtur me të dashurën dhe se është gjithmonë më mirë që të kesh dy prindër të ndarë e të lumtur, sesa dy prindër të martuar dhe të palumtur.

Gjeni një moment të përshtatshëm për t’i treguar të dashurës se do të flisni me fëmijët tuaj për të ardhmen që ju pret bashkë.”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al