30 Prill, 2019

“Kam një jetë të shkëlqyer seksuale”, rrëfehet 22-vjeçarja që peshon 127 kilogramë: Përmasat nuk më kufizojnë… (FOTO)


Një 22-vjeçare e cila peshon plot 127 kilogramë, ka folur rreth keqkuptimit që ekziston se të qenit e shëndoshë ndikon negativisht në jetën seksuale.

Modelja me masat e mëdha është shprehur se ajo ka një jetë aktive seksuale shumë të kënaqshme.

Emma Tamsin Hill nga Preston ka rrëfyer se gjatë adoleshencës ajo e ka urryer trupin e saj. Ajo ka shtuar se ka bërë gjithçka që të duket e dobët.

Por ajo ndryshoi mendim kur takoi të dashurin e saj 23-vjeçar, Brandon Witter, nga Londra. Ema thotë se ajo mësoi ta donte veten siç është, dhe se përmasat e saj nuk e kufizojnë atë në asnjë pozicion seksual.

“Kam një jetë seksuale të shkëlqyer. U desh pak kohë që të doja trupin tim, por ia dola. Jam e lumtur ta them që seksi me të dashurin më pëlqen”, tha ajo për “Fabulous Digital”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al