25 Shkurt, 2019

Kaloi 39 vite në burg për një krim të dyfishtë që nuk e kishte kryer, tani ai…


Një burrë nga Kalifornia ka kaluar 39 vite në burg, për një dënim që nuk e kishte bërë. Ai është Craig Coley, i cili në vitin 1978 u akuzua për vrasjen e Rhonda Wicht dhe djalit të saj 4-vjeçar, Donald.

E pasi kaloi 39 vite i mbyllur në një qeli, rezultoi se ai ishte i pafajshëm e tani do të marrë një shpërblim prej 21 milionë dollarë.

BBC shkruan se çështja u rihap pas kaq shumë vitesh dhe nga provat e AND-së, rezultoi se nuk ishte Colei vrasësi. Në kohën kur ndodhi vrasja e dyfishtë, 71-vjeçari ishte në një marrëdhënie me Wicht.

Gruaja u gjet e mbytur me litar. Gjithashtu edhe djali i Wicht ishte mbytur në shtratin e tij. Ndërkohë një fqinje e viktimës solli dënimin e Colei-t, pasi në dëshmi tha se pa kamionin e tij të parkuar jashtë ndërtesës së gruas dhe pa dikë që përputhej me përshkrimin e tij.

Si pasojë, Coley u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht. 71-vjeçari “luftoi” shumë të që tregonte pafajësinë e tij dhe për të përmbysur vendimin u ndihmua nga një agjent policie në Simi Valley, Mike Bender.

Fillimisht u konstatua se dëshmitari, që tha se pa kamionin e Colei nuk mund të kishte një pamje të qartë të automjetit nga dritarja e tij.

BBC shkruan gjithashtu se dëshmitë bindëse për pafajësinë e tij u siguruan kur provat e AND-së të mbledhura në vendngjarje u ri-ekzaminuan. Asnjë ADN nuk përputhej me atë të 71-vjeçarit.

Coley u konsiderua si një i burgosur model pasi studioi për një diplomë bachelor gjatë kohës që ishte në burg.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al