30 Mars, 2020

Kaçurrels dhe me sy bojqielli, Drake na prezanton për herë të parë djalin e tij me yllin e filmave pornografikë


Drake na ka prezantuar për herë të parë me djalin e tij. Reperi publikoi disa foto me djalin, përfshirë njërën ku pozoi krah ish yllit të filmave pornografik Sophie Brussaux.

Vogëlushi është një bjond me flokë kacurrela dhe me sy blu. 33 vjeçari krahas imazheve ku na njohu me djalin ndau edhe një mesazh ku tregin sesa shumë i mungon: “E dua dhe më mungon familja ime, miqtë e mi dhe mezi pres ditën kur të kemi mundësinë për tu ritakuar.”

Ish ylli i pornografisë solli në jetë djalin e Drake, Adonis në tetor të viti 2017 duke e bërë reperin baba për herë të parë.

Është raportuar se ata u takuan për herë të parë në janar të po atij viti kur Sophie ishte në një darkë me yllin kanadez gjatë një udhëtimi në Amsterdam.

Sipas raportimeve, Sophie mbeti shtatzënë me fëmijën e tyre menjëherë pas kësaj.

Në maj 2017, ajo tha për TMZ se Drake I dërgoi mesazhe duke i kërkuar asaj që të bënte abort pasi i tha që ishte shtatzënë.

Ajo më pas lindi djalin e tyre në 11 tetor 2017, nëntë muaj pasi u takua me Drake.

Reperi bëri testin e atësisë pas lindjes së Adonis ku vërtetua se ishte ai babi.

Megjithatë, ai vetëm në qershor 2018 e pranoi që ishte babai I Adonis.

Në këngën e tij Drake tha: “Nuk po fshihja djalin tim nga bota, po fshihja botën nga djali im.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al