27 Janar, 2020

“Ka tre vite që Mbretesha të kërkon dhe të do”- Valdrin Sahiti vesh Beyonce me fustanin e kuq seksi. Elvana Gjata tregon: Sot ajo …


Padyshim që Beyonce është një mbretëreshë dhe të gjithë stilistët ëndërrojnë ta veshin.

beyonce6

Kjo ëndërr iu është bërë realitet stilistit kosovar Valdrin Sahiti.

Ai është përzgjedhur nga këngëtarja me famë botërore për ti realizuar një fustan të kuq të çarë deri në pjesën e belit dhe me bustin e hapur, që i nxjerr në pah gjoksin.

beyonce

Mbretëresha Bey ka publikuar në Instagram foto me fustanin e realizuar nga Valdrin Sahiti dhe ka marrë mbi 4 milionë pëlqime dhe mijëra komente për look-un e saj seksi.

Ndërsa këngëtarja Elvana Gjata shkruan se diva e muzikës e ka kërkuar prej 3 vitesh Valdrin Sahitin dhe më në fund ajo po shkëlqen me veshjen e tij.

“Ka tre vite që mbretëresha të do, të kërkon dhe sot … më në fund Beyonce shkëlqen me ty,”- shkroi Elvana.

elvana-gjatabeyonce4beyonce2beyonce1beyonce5beyonce3

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al