28 Qershor, 2022

Ka shkelur në shtete që mbulojnë 82.9 % të territorit të globit/ Blendi Fevziu tregon se në cilat vende ndodhen vajzat më të bukura


Disa javë më parë, Blendi Fevziu tregoi se ka vizituar plot 130 vende të botës dhe sipas një aplikacioni zbuloi se ai ka shkelur deri tani në shtete që zënë rreth  82.9 % të territorit të globit por ka ende shumë për të vizituar.

Së fundmi gazetari dha opinionin e tij në ldhje me vajzat më të bukura në shtetet që ai ka vizituar. Sipas Blendit vajzat e bukura kryesisht i shikon në vende të mëdha si SHBA apo vendet europiane pasi i kanë të gjitha.

“Kam përshtypjen, nuk e di se nuk mund t’i ndash kështu, por europianet janë shumë të bukura. Europa e veriut, Suedia, Danimarka, i ka yje. Pastaj ka shumë të bukura në zonën veriore të Amerikës Jugore, Kolumbia, Venezuela që janë realisht, një pjesë e femrave të Karaibeve që janë interesante. Natyrisht, femra të bukura gjen në vendet e mëdha që i kanë të gjitha, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Blendi.

Gjithashtu moderatori nuk la pa përmendur edhe pjesën e Shqipërisë, ku tha se ka vajza shumë të bukura. Më tej Fefziu e cilësoi Kubën gjithashtu si një ndër vendet që ka femra shumë të bukura.

 “Shqipëria padyshim që ka. Nuk flet dot për raca. Raca, është ky kombinimi shumë interesant, Kuba ka femra të bukura shumë, gjithë pjesa e Kubës, por lidhet edhe me atmosferën e përgjithshme të tyre”– shtoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al