17 Shkurt, 2018

Ka edhe modele që nuk kanë veshur “kurrë” bikini, njëra prej tyre është… (FOTO)


Filloi karrierën si modele për të qenë një ndër prezantueset më të njohura të ekranit shqiptar. Arjola Shehu është një ndër vajzat shqiptare që u sfidua në fillimet e saj për të veshur bikini, gjë të cilën nuk e ka pranuar.

E ftuar në ‘Mos i fol shoferit’ nga Rudina Dembacaj, ajo tha: “Nuk kam pozuar asnjëherë, jo vetëm që kam patur siklet por kam qenë shumë e prerë në këtë pjesë. Nuk më pëlqen të ekspozohem, është çështje e natyrës sime dhe disa koncepteve që unë kam”.

Ndërsa e pyetur nëse e ka kompleks këtë gjë apo e ka problem nga familja, Arjola rrëfeu: “Nuk do më bëhej qejfi mua, nuk do ndihesha unë mirë se thashë nuk jam natyrë”.

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al