21 Prill, 2018

Ju prezantojmë me 10 meshkujt më seksi në botë (FOTO)


Koncepti i bukurisë është relativ, por ekziston një formulë që prej kohës së Greqisë së Lashtë që çon në një verdik pothuaj ideal. Këtë e zbulon Dr Julian De Silva, një kirurg i famshëm që punon në Londër, i specializuar për ndërhyrjet kirurgjikale në fytyrë.

Dr. De Silva kreu një eksperiment duke përdorur hartën e fytyrave në bazë të testit ‘Greek Golden Ratio of Beauty Phi”, një formulë sekrete e perfeksionit vizual, për të përcaktuar se kush janë njerëzit më të bukur në botë.

Por si funksionon kjo formulë magjike. Dr. De Silva përdori hartën digjitale të fytyrës për të provuar nëse George Clooney ishte vërtetë një ëndërr siç mendojnë shumë femra? Në fakt ashtu ishte. Clooney arriti koeficientin më të lartë  nga të gjithë meshkujt e ekzaminuar, me 91.86%.

“Sistemi funksionon duke marrë mesatarisht 12 shënues kyç në të gjithë fytyrën, përfshi buzët, hundën, sytë, vetullat, mjekrën, ballin dhe formën e fytyrës”, shpjegohet në revistën Harper’s Bazaar. Po sipas kësaj reviste, “Ryan Goslin mori çmimin për hundën më të bukur, Harrry Styles për sytë më të bukur dhe mjekrën më të mirë, ndërsa Davic Beckham u rendit i pari për fytyrën perfekte”.

Dr. Da Silva ka bërë një klasifikim me meshkujt më seksi në botë, po ju a jeni dakord me listën e mëposhtme të meshkujve më seksi në botë? /TCH/

George Clooney

Bradley Cooper

Brad Pitt

Harry Styles

David Beckham

Will Smith

Idris Elba

Ryan Gosling

Zayn Malik

Jamie Foxx

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al