18 Shtator, 2017

Ju nxihet lëkura përreth zonave intime?! Ju prezantojmë zgjidhjen


Errësimi i lëkurës në pjesën e brendshme të kofshëve është një problem shqetësues për shumë femra.

Si meshkujt ashtu dhe femrat mund të vuajnë nga ky problem, por për fat të mirë mund të trajtohet. E rëndësishme është të kuptoni pse ju shkaktohet një gjë e tillë sepse dhe trajtimi është i ndryshëm sipas rasteve.

Shkaqet e njollave të errëta në zonën e kofshëve mund të jenë këto:

-Obeziteti

– Ekspozimi ndaj rrezeve

– Çrregullimi hormonal

– Njolla si pasojë e efekteve anësore të barnave

-Fërkim i lëkurës

-Gjenetika

– Sindromi i ovareve policistike

-Diabeti

 

Mënyrat natyrale për të zbehur pamjen e këtyre njollave

 

1.Vaji kokosit

 

Vaji kokosit do të veprojë si një hidratues dhe eksfoljant për lëkurën. Vitaminat e vajit të kokosit hidratojnë zonën e thatë të lëkurës dhe e pastrojnë atë nga lëkurat e vdekura dhe njëtrajtësuar pigmentin e lëkurës.

  1. Aloe Vera

 

Aplikimi i xhelit të aloe verës do të ndihmojë gjithashtu në reduktimin e inflamimit dhe lëkurës së errët në zonën e brendshme të kofshëve.

 

  1. Fërkimet

 

Fërkimi mund të errësojë gjithashtu kofshët e brendshme. Vishni pantallona të shkurtra *korse*dhe lyeni trupin me pudër për të shmangur sa më shumë fërkimin e lëkurës.

 

  1. Tërshërë dhe kos

Përzieni pak lëng limoni (nëse nuk jeni të ndjeshëm ndaj acidit citrik), një lugë kos dhe një lugë tërshërë . Përziejeni mirë dhe masën që përftuar aplikojeni në lëkurën e errësuar për një orë.

  1. Qumësht, mjaltë dhe vaj bajame

Miksoni 1 lugë gjelle mjaltë me një lugë gjelle vaj bajame dhe dy lugë mjaltë. Aplikojeni përzierjen në lëkurën e errët dhe lëreni për 15 minuta./LIVING/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al