15 Janar, 2019

Ju njohim me pesë shenjat e horoskopit që këtë muaj do iu ndryshojë jeta për mirë


Në muajin janar shumica e  njerëzve kthehen nga festat dhe nuk janë shumë optimistë. Sipas ekspertëve janë 5 shenja të horoskopit që këtë muaj do kenë ndryshime për mirë. Bëhet fjalë për: dashin, binjakët, virgjëreshën, shigjetarin dhe peshqit.

Dashi

Sipas intv.al , nëse jeni  në kërkim të mundësive të reja të karrierës në vitin 2019, hëna e re e janarit 2019 ndodhet në shtëpi. Energjia e fuqishme kozmike e eklipsit të pjesshëm diellor dhe hënës së re do të çojë në mundësi shumë të mira të karrierës.

Binjakët

Hëna e re e janarit 2019 dëshiron që ju të  dalloni se çfarë doni të bëni në jetën tuaj. Nëse e ndjeni se nuk keni një lidhje të sinqertë me dikë, hëna e re do të nxjerrë në pah këtë mungesë dhe do të ndriçojë një rrugë drejt dashurisë dhe dritës. Falë eklipsit, do iu hapet  një portë energjie. “Mos kini frikë nga errësira, sepse aty ku jeni do të shihni dritën“.

Virgjëresha

Virgjëreshë, është koha të dilni nga zona juaj e rehatisë. Hëna e re e janarit 2019 do iu bëjë që të jeni të sinqertë me veten për atë që dëshironi. Eklipsi diellor, është fillimi i një faze prej 18-muajsh për të hequr qafe pasiguritë tuaja dhe mos të lejoni askënd të merret me vendimet tuaja.

Shigjetari

Shigjetar, sipas intv.al është koha të kujdeseni vetë për gjërat tuaja më shumë. Hëna e re do sjellë  një fazë 18-mujore që do rrisë sigurinë tuaj emocionale dhe financiare.

Peshqit

I dashur peshk, është koha të çliroheni nga mendimet e tepërta. Hëna e re e Bricjapit dhe eklipsit diellor në janar do bëjë që të keni një vizion më të madh dhe ambicie altruiste. Duhet të keni besim te vetja dhe mos harroni se vetëm përulësia paraprin madhështinë e vërtetë. /Intv.al/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al