4 Tetor, 2019

Ju kujtohet ‘Rubi’? Fotoja e saj pa makeup do t’ju bëjë për vete


Me siguri e mbani mend telenovelën Rubi, një nga më të ndjekurat e të gjitha kohërave në ekranet shqiptare. Të gjithë u dashuruan me personazhin kryesor ‘Rubin’ luajtur nga aktorja uruguaiane Barbara Mori.

Aktorja së fundmi ka postuar në ‘Instagram’ një foto pa makeup dhe me flokë të çrregullt. Ajo thotë se gjithmonë ka dashur t’u japë fund padrejtësive në botë por është e pafuqishme për këtë.

“E vetmja gjë që kam në kontroll është të vendos çfarë të bëj me jetën time për të qenë e aftë të kontribuoj në atë që dua të shoh në botë”, shkruan Barbara.

Kanë kaluar plot 15 vite nga telenovela e famshme meksikane por Barabara vazhdon të jetë po njëlloj e bukur si atëherë.

 

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al