26 Maj, 2022

“Ju kërkoj ndjesë me shpirt!” Pas problemeve shëndetësore, Aurela Gaçe tërhiqet përkohësisht nga skena


Pak ditë më parë Aurela Gaçe zbuloi për herë të parë momentin më të vështirë që iu është dashur të kalojë ndonjëherë: rreziku për të humbur përgjithmonë zërin e saj.

Pasi ndau lajmin me ndjekësit, me anë të një postimi në profilin e saj të Instagramit këngëtarja tregon se nuk do të jetë pjesë e skenës për disa ditë për shkak të problemit me kordat e zërit të cilat i kanë krijuar entje dhe kjo sigurisht vjen për shkak të sforcimeve gjatë këndimit “live” ka shpjeguar më tej ajo.

Fillimisht në këtë video Aurela shfaqet duke marrë leksione nga profesori i saj dhe më pas falenderon të gjithë personat të cilët i kanë dërguar mesazhe të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, këngëtarja ka shpjeguar problemin e saj duke i bërë me dije të gjithë miqtë dhe fansat që e duan dhe e mbështetesin atë se nuk është asgjë serioze dhe do ti duhen disa ditë pushim që ajo mund t’i kthehet sërisht skenës.

“I drejtohem audiencës time besnike!

Ju falenderoj me shpirt për gjithë mesazhet ,mbështetjen dhe dashurinë ndaj meje.Mbas vizitës dhe leksioneve me mjeken dhe vocal coach, ata më këshilluan të marr një pushim të vogël vokal, por shumë të rëndësishëm e të domosdoshëm për shëndetin e kordave.Trupi dhe vokali im po rikuperohen shpejt, por patjeter më duhet pushim qē të mos bëj një dëm qè mund të ketë pasoja më vonë.

Shpirti im dëshiron të jetë në skenë për ju, por kurrësesi nuk mund t’ja lejoj vetes të kem një performancë të mangët, ose me rezerva.
KJO NUK ËSHTË AURELA QË JU NJIHNI. JU MERITONI NJË PERFORMANCË 100 % sic jeni mësuar të më shikoni.

KURRËSESI AS NUK E MENDOJ TĒ JEM PËRPARA JUSH PLAYBACK. ( kjo as nuk mendohet të ndodhë)

Pêr pak kohë shpresoj të jem mbas në normalitetin tim, pasi problemi u kap në kohë.

Ju kërkoj shumë ndjesë.
Me shpirt !

Në video, jam me profesorin tim prej 16 vitesh, William Riley”

 

 

 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 

 

A post shared by Aurela Gace (@aurelagaceofficial)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al