27 Mars, 2020

Johnny Depp e akuzoi për tradhti, publikohen fotot Amber Heard me miliarderin Elon Musk në ashensorin e shtëpisë së aktorit duke u ….


Detaje të reja janë zbuluar nga “beteja” mes Amber Heard dhe Johnny Depp. Fotot e aktores duke u përkëdhelur me Elon Musk në ashensorin privat të shtëpisë së Depp janë bërë publike.

Imazhet e publikuara përforcojnë akuzat e Depp për tradhtinë e ish bashkëshortes së tij me shefin e Tesla, ndërsa ndodhen në një betejë ligjore me njëri-tjetrin.

Ylli i Pirates of the Caribbean akuzoi Amber se e tradhtoi për 1 muaj në vitin 2015 dhe si dëshmi në padinë e tij prej 50 milionë dollarësh të ngritur ndaj Heard janë mesazhet që aktorja ka shkëmbyer me mesazhin.

Tani DailyMail.com ka siguruar kamerat e sigurisë ku Amber preket, përqafohet dhe përkëdhelet me Elon Mask ndërsa ishin në ashensorin e kompleksit luksoz në LA ku dikur jetonte Depp.

Nuk dihet se kur janë realizuar fotografitë megjithatë rojet e sigurisë kanë dëshmuar se Musk e takoi Heard aty në shumë raste para dhe pasi ajo paraqiti kërkesën për divorc nga Depp.

Aktori u shpërngul nga banesa një muaj pas ndarjes por Heard vazhdoi të jetojë aty deri në dhjetor 2016.

Depp zotëronte 5 apartamente në kompleksin e pallateve kur lëvizte nëpërmjet ashensorit privat në imazhe dhe më vonë i shiti për  10.88 milion dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al