19 Nëntor, 2019

Johnny Deep është sërish beqar, ja pse refuzoi e dashura të martohej me të

Aktori i njohur hollivudian është sërish beqar! Ai propozoi të dashurën e tij 24 vjeçare Polina Glen në vendlindjen e saj në Rusi.

Burime për ‘People’ thanë se ajo e refuzoi propozimin e aktorit, madje nuk ka pranuar as që Deep të njihet me familjen e saj.

Mendohet se një nga shkaqet e ndarjes ka qenë diferenca e madhe në moshë, konfliktet e aktorit me ish-bashkëshorten dhe se ajo nuk e donte vëmendjen e mediave në jetën e saj.

“Polina e urrente vëmendjen që po merrte nga kjo marrëdhënie, madje u frikësua”, thotë një burim për “People”.