19 Shtator, 2018

Jo vetëm reper, Ledri Vula emërohet në postin e rëndësishëm që s’ka lidhje me muzikën


Ai është një prej reperëve më të dashur për publikun shqiptar, ku këngët e tij janë kthyer në hite. Bëhet fjalë për Ledri Vulën, i cili ka një numër të madh ndjekësish në “Instagram” të cilët sa vijnë e rriten.

Por përveç muzikës, Ledri nuk e ka fshehur ndonjëherë pasionin e tij për basketbollin. E mesa duket tani nuk do jetë vetëm pasion, pasi burime për “Gazetablic”, kanë thënë se shumë shpejt Ledri do të emërohet në një post të rëndësishëm në Kosovë, që nuk ka të bëjë me muzikën.

Klubi basketbollistik “Z-mobile Prishtina” do ta emërojë reperin si kryetarin e klubit KB Prishtina. Zyrtarizimi i tij si nënkryetar pritet të bëhet në një konferencë për media.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al