29 Mars, 2023

Jetoi për shumë vite me Angelina Jolie, Brad Pitt shet rezidencën luksoze për shumën marramendëse


Ndërkohë që Brad Pitt dhe Angelina Jolie po vazhdojnë ende me procesin e tyre të divorcit, aktori ka shitur së fundmi një pronë në një lagje të Beverly Hills në Los Feliz , duke fituar mbi 37 milionë dollarë.

Pitt e shiti pronën e madhe për 39 milionë dollarë sipas RadarOnline.com , pasi e kishte blerë atë nga aktorja Cassandra Peterson në 1994 për vetëm 1.7 milionë dollarë .

Është raportuar se kompleksi përfshin një liqen të vogël me peshq ‘Koi’, një kinema, një park, një sallë ballore dhe shumë pajisje të tjera. Pitt dhe Jolie jetuan bashkë në këtë rezidencë deri në ndarjen e tyre.

Brad Pitt e kishte nxjerrë pronën në shitje disa muaj më parë, me një çmim të listuar prej 45 milionë dollarësh. Aktori thuhet se është në lidhje me Ines de Ramon dhe së shpejti mund të zyrtarizojë lidhjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al