21 Janar, 2020

“Jeta jonë ndryshoi”, modelja e kolme bëhet nënë për herë të parë


Modelja e kolme Ashley Graham dhe bashkëshorti i saj Justin Ervin janë bërë prindër për herë të parë.

Ashley solli në jetë një djalë. Çifti njoftoi lajmin me anë të postimeve në rrjetet sociale, dy ditë pasi foshnja erdhi në jetë.

“Të shtunën jeta jonë ndryshoi për mirë. Faleminderit të gjithëve për këtë mbështetje të jashtëzakonshme,”- shkroi modelja.

Ashley dhe bashkëshorti Justin Ervin njoftuan lajmin e shtatzënisë më 14 gusht.

Në përvjetorin e tyre të 9-të të martesës, ata publikuan një video romantike ku shpreheshin se familja e tyre e vogël do të rritej.

Ashley ka treguar etapat e shtatzënisë së saj në rrjetet sociale ku nuk munguan as fotot nudo ku tregonte trupin e saj.

 

 


 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al