17 Shtator, 2020

Jennifer Aniston dhe Brad Pitt u bashkuan përsëri, këtë herë për …


Historia na ka treguar që njerëzit entuziazmohen sa herë që Jennifer Aniston dhe Brad Pitt ndodhen afër njëri-tjetrit.

Dhe kjo gjë ndodhi sërish, megjithëse virtualisht.

Dane Cook publikoi një foto në grup në Instagram, ku ishin edhe ish-çifti i bashkëshortëve Jennifer Aniston dhe Brad Pitt.

Bëhet fjalë për një videokonferencë ku emra të njohur janë bërë bashkë për bamirësi.

Përveç dy aktorëve, në foto janë edhe  Mattheë McConaughey, Sean Penn, Jimmy Kimmel, John Legend, Ray Liotta, Julia Roberts, Shia LaBeouf, Morgan Freeman dhe Henry Golding.

Aniston dhe Pitt pushtuan titujt e mediave në janar kur u fotografuan në prapaskenë pasi të dy fituan në SAG Awards.

Ata ishin martuar nga 2000-2005 dhe ndarja e tyre u komentua shumë.

Megjithatë pasi Brad Pitt i dha fund martesës me Angelina Jolie, ish-çifti u martuan sërish me njëri-tjetrin.

Aktorët u përfolën se u rikthyen sërish me njëri-tjetrin, por ishte Brad që i hodhi poshtë keto thashetheme, pasi u fotografua në krahët e të dashurës së tij 30 vite më të re.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al