4 Dhjetor, 2021

“Jeni çift i përkryer!”/ Rrjeti po e ‘kryqëzon’, por Fjolla Morina ka diçka tjetër t’i thënë Beatrix: Shtrëngoje Donaldin mos e lësho, lëri…


Telenovela Tiksa-Donald-Bora tashmë prej ditësh, ka krijuar shumë diskutime dhe ka nxitur shumë komente nëpër rrjete sociale, jo vetëm nga fansat e tyre, por edhe nga personazhe të njohur.

Beatri-Donald-Veshaj-Bora1

Mund të thuhet se kanë qenë të paktë njerëzit që kanë përkrahur këngëtaren Beatrix Ramosaj, pasi nga komentet e lëna në faqet e Instagramit duket se ndjekësit mbajnë anën e moderatores, Bora Zemani në të gjithë këtë histori.

Por këngëtarja Fjolla Morina ka bërë një reagim rreth kësaj historie në mbrojtje të Trixës.

Ajo ka postuar në Instastory foto të saj ku shkruan: “Veç përpara e ti qëndro e fortë, jeta jetohet siç do vetë. Mos u mërzit për komentet e batallgjineve le ti marrë era! Ti shtërngo Donaldin mos e lësho, jeni çift i përkryer. Llapionkat ku shkelin e zhdrisin e bëjnë bukuri. Suksese”.

Më tej në një foto të Beatrix me të ëmën, Antigonën, Fjolla sërish shkruan; ”Mos bëni kaq ligësi në shpirt, diellit nuk mund ti thoni hënë”.

fjolla morina (4)

Fjolla Morina-Beatrix_Ramosaj

Fjolla Morina-Beatrix_Ramosaj2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al