Meghan Markle dhe Princ Harry janë duke shijuar një turne 3-ditor në Marok.
Gjatë një vizite zyrtare, Duka tregoi anën e tij gazmore. Princ Harry u hoq sikur nuk e dinte se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë. Teksa po flisnin me përfaqësues të një organizate për edukimin, një prej mësueseve përgëzoi Meghan për shtatzëninë.
I ulur pranë Dukeshës, Harry u kthye nga bashkëshortja e tij dhe bëri një fytyrë sa qesharake dhe të habitur.
“Surprizë!”, tha Meghan. “Ti je shtatzënë? A është i imi?”, tha me shaka Princi, ndërsa të gjithë nisën të qeshnin.