8 Prill, 2020

‘Jashtëzakonisht i zhgënjyer si po menaxhohet kriza e COVID-19’, shkencëtari më i lartë i BE jep dorëheqjen


Presidenti i Këshillit Evropian të Kërkimit – shkencëtari më i lartë i BE – ka dhënë dorëheqjen pasi nuk arriti të bindte Brukselin të krijonte një program shkencor në shkallë të gjerë për të luftuar Covid-19.ferrari

Sipas Financial Times, Profesori Mauro Ferrari, i cili filloi një mandat katër vjeçar si udhëheqës i institucionit shkencor nen  flamurin e Evropës, më 1 janar, paraqiti dorëheqjen e tij të martën pasdite tek presidenti i komisionit të BE, Ursula von der Leyen.

“Unë kam qenë jashtëzakonisht i zhgënjyer nga përgjigjja evropiane ndaj Covid-19,” tha ai në një deklaratë për Financial Times.

“Kam mbërritur në ERC si një mbështetës i zellshëm i BE-së [por] kriza Covid-19 ndryshoi plotësisht pikëpamjet e mia, megjithëse idealet e bashkëpunimit ndërkombëtar unë vazhdoj t’i mbështes me entuziazëm”, tha ai.

ERC, e ngritur në vitin 2007 për të financuar shkencëtarët më të mirë të Evropës, është bërë një nga agjencitë më prestigjioze të financimit në botë me një buxhet prej rreth 2miliardë eurosh në vit.

Prof Ferrari, një pionier italiano-amerikan i nanomedicinës, tha se përçarja e tij me Komisionin Evropian filloi në fillim të marsit “pasi u bë e qartë se pandemia do të ishte një tragjedi me përmasa ndoshta të pashembullta”.

Ai tha se propozoi atëherë të krijonte një program të veçantë ERC për të luftuar Covid-19.

“Mendova se në një kohë si kjo, shkencëtarët shumë më të mirë në botë duhet të pajisen me burime dhe mundësi për të luftuar pandeminë, me ilaçe të reja, vaksina të reja, mjete të reja diagnostikuese, qasje të reja dinamike të sjelljes bazuar në shkencë, për të zëvendësuar intuitat e improvizuara shpesh të liderëve politikë, “tha ai.

Por Këshilli Shkencor i ERC-së, organi i tij drejtues, njëzëri e hodhi poshtë idenë, tha ai, me arsyetimin se kompetenca e tij i lejon vetëm të financojë studimin “nga poshtë-lart” të propozuar nga shkencëtarët, sesa programe më të mëdha “nga lart-poshtë” me objektiva të vendosur nga liderët e BE-së.

“Unë argumentova se nuk ishte koha që qeverisja shkencore të shqetësohej shumë për hollësitë e dallimeve midis kërkimit nga poshtë-lart kundrejt kërkimit nga lart-poshtë”, tha Prof Ferrari, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij si studiues i shquar i kancerit në SH.B.A. .

Ai tha se kishte një shans të dytë kur zonja von der Leyen e pyeti për pikëpamjet e tij për adresimin e pandemisë. Ai pastaj hartoi një plan “të cilit ajo i kontribuoi direktiva të konsiderueshme”.

“Fakti që kam punuar drejtpërdrejt me të, krijoi një stuhi të brendshme politike. Propozimi u kalua në shtresa të ndryshme të administratës së Komisionit Evropian, ku besoj se u shpërbë pas ndikimit”.

Sipas “Financial Times”, Komisioni konfirmoi që Prof. Ferrari ishte larguar, por nuk iu përgjigj një kërkese për komente të mëtejshme.

Prof Ferrari shprehu keqardhjen për “mungesën e plotë të bashkërendimit të politikave të kujdesit shëndetësor midis vendeve anëtare, kundërshtimin e përsëritur ndaj iniciativave kohezive të mbështetjes financiare, mbylljet e përhapura të njëanshme të kufijve” në BE.

Pandemia ka shkaktuar tensione brenda bllokut dhe ka çuar në kritika që disa vende të BE-së nuk kanë arritur të bashkëpunojnë ose të tregojnë solidaritet me ata që goditen më shumë nga koronavirus.
Janez Lenarcic, komisioneri i BE për menaxhimin e krizave, tha të martën se vendet anëtare fillimisht nuk kishin ofruar ndihmën e nevojshme nga Italia pasi numri i vdekjeve atje u rrit. Por gjërat kanë ndryshuar tani.

Me marrëveshjen e komisionit, Prof Ferrari mbeti profesor i bashkëpunimit me kohë të pjesshme në Shkollën e Farmacisë të Universitetit të Uashingtonit në Seattle pasi ai u bë president i ERC. Ai planifikon që tani të krijojë një nismë ndërkombëtare kërkimore për të luftuar Covid-19 nga SHBA.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al