31 Tetor, 2020

“James Bond” ndërron jetë në moshën 90-vjeçare! Shuhet aktori i njohur Sean Connery


Aktori i njohur, Sir Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare.

james bond

Aktori skocez ishte i njohur më së shumti për portretizimin e James Bond, duke u bërë i pari që e solli rolin e madh në ekran, raporton “BBC”.

Sean vdiq i qetë në gjumë në Bahamas, pasi kishte qenë “i sëmurë për ca kohë”, sipas djalit të tij.

Karriera e tij në aktrim zgjati pesë dekada dhe gjatë kësaj periudhe, Sean fitoi një Oskar në vitin 1998 për rolin tek “The Untouchables”.

Filmat e tjerë të tij përfshijnë: “The Hunt for Red October”, “Highlander”,  “Indiana Jones and The Last Crusade dhe “The Rock”.

Një ditë e trishtuar për të gjithë ata që e njihnin dhe e donin babanë tim dhe një humbje e trishtë për të gjithë njerëzit në të gjithë botën që gëzuan dhuratën e mrekullueshme që ai kishte si aktor,“- tha djali i tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al