18 Prill, 2020

“Jam shumë e trishtuar që …”- Pandemia e koronavirusit detyron Taylor Swift të marrë vendimin e rëndësishëm


Taylor Swift ka anuluar të gjitha koncertet e saj për vitin 2020 për shkak të koronavirusit. Këngëtarja u shpreh se mori vendimin në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

“Jam shumë e trishtuar që nuk do mund t’iu shoh në koncert këtë vit, por e di që është vendimi i duhur,”– u shpreh Swift në një postim në Twitter.

Ndërsa bëri apel: “Ju lutem, ju lutem qëndroni të sigurtë dhe të shëndetshëm. Do t’iu shoh sa më shpejt të mundem, por tani ajo që është e rëndësishme është të qëndrojmë të karantinuar për hir të të gjithëve ne.”

Koncertet e planifikuara do zhvillohen në vitin 2020 dhe fansave do u jepen bileta të reja. Ndërsa të gjitha biletat e blera deri tani do të rimbursohen.

Taylor nuk është e vetmja këngëtare që ka anuluar koncertet për shkak të pandemisë që ka prekur më shumë se 2 milionë njerëz në të gjithë botën. /Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al