29 Qershor, 2022

“Jam quajtur besprem! Bujrum, të nxjerrë GPS”- Bruno flet për herë të parë për ndarjen nga Ana: Mos të përmendë familjen time se…


Vetëm dy muaj pasi u larguan si çift nga programi i dashurisë “Për’puthen”, Bruno Shemsho dhe Florjana Gjini i dhanë papritur fund lidhjes së tyre.

Lajmi u konfirmua nga vetë Bruno përmes një video-live në rrjetet sociale, ku konfirmonte ndarjen nga Ana. Që pas deklaratës së tij ish-çifti janë ndjekur me kuriozitet të madh nga ndjekësit për të zbuluar më shumë rreth arsyes së ndarjes.

Kështu një ndjekës e ka pyetur Brunon se çfarë ka ndodhur mes tij dhe Anës, pasi kjo e fundit tha se s’mund të flasë për shkak të familjes së tij.

“Çfarë i ke bërë Anës që s’do ta thotë vetëm e vetëm se respekton familjen tënde?”– i shkruan ndjekësi Brunos në një pyetësor në rrjetet sociale,

Ish-konkurrenti i Për’puthen shkruan se nuk ka folur për arsyet e ndarjes pasi ka respekt për Anën dhe zgjedhjet e tyre së bashku. Më tej ai shton se është i hapur që ajo të nxjerrë prova për gjithçka “të keqe” që është folur.

“Nuk kam dashur të flas se kjo çështje është mbyllur, por për cështje respekti i sugjeroj kujtdo:

1-mos të përmend familjen pasi veç tregon që ske respekt për mua e si rrjedhojë as për familjen.

2-Unë nëse s’kam folur për arsyet e bëj se kam respekt për zgjedhjen si timen si të saj si në dalje nga ai program, e në vazhdimin e jetës pas emisionit.

3- kushdo që do të flasë keq për dike, të nxjerr gps e prova, bujrum ti jap drejtim se ndjeksit mezi presin.

4-do iu lutesha mos të më bëni më pyetje rreth emisionit e çka ka shkuar, e rreth marëdhënies se krijuar aty. Jam Bruno Shemsho, jo veç Bruno i Për’puthen.”- shkruan ai.

Një tjetër ndjekës i rikujton Brunos disa postime të bëra në rrjetet sociale, duke e cilësuar “fajtor” për këtë situatë që është krijuar mes tij dhe Anës. Ndjekësi shton se ata duhet të pajtohen pasi sipas tij kanë qenë çift i pëlqyer.

Bruno i është përgjigjur këtij ndjekësi duke shkruar se është ofenduar nga fanpaget e Anës, megjithatë nuk ka dashur të reagojë. Ish-konkurrenti shton se arsyeja pse ka vendosur të flasë është se ajo i ka përmendur familjen.

“Kam bëre një intervistë para 1 jave që ende nuk ka dalë, ku kam thën që unë përsëri i uroj gjithë të mirat, un jam në paqe me veten, nuk kam pasur aspak dëshire për kto lloj muhabetesh, smë kanë pëlqyer intervistat e ndarja e çështjeve të krevatit e gjërave personale, shpesh here me janë futur live fanpage e saj e kanë ofenduar madje, ndërkohe un grupeve + fanpage që kam i them mos bëni diçka as ironi as video me kunj. Jam quajtur besprem e dosido nëpër story dedikim nga vet ajo e s’kam reaguar aspak. Sot po reagoj veç se u përmend familja e po ushqeheni me gënjeshtra e inate pa lidhje, unë po iu jap serumin.”- shkruan Bruno.

Gjatë një interviste të dhënë më herët Ana ka shuar shumë dyshime në lidhje me raportin e saj me Brunon. Ajo u pyet se kur i kishin ngulur thikën për herë të fundit dhe nuk hezitoi në përgjigje duke deklaruar se një diçka e tillë ka ndodhur dy javë më parë.

“Para dy javësh, nga personi më i afërt që do merret vesh shumë shpejtë,”-ka treguar Ana.

Të gjithë prisnin një përgjigje konkrete pse është ndarë ajo nga Bruno. A ishte tradhtia shkak i “shuarjes” së kësaj marrëdhënie!? Florjana për këtë e ka një përgjigje: Tradhëti, si kam vendos GPS se zbulohet shumë shpejt,”– shtoi Ana.

© Panoramaplus.al