30 Tetor, 2017

Ja si duket ministrja Olta Xhaçka në terren, mbi bordin e anijes së forcave detare


Olta Xhaçka është vlerësuar gjithmonë si një nga femrat më të bukura në radhët e Partisë Socialiste. Qëkurse ajo ka marr postin e ministres së mbrojtjes, Oltën e kemi parë gjithmonë serioze , të veshur me xhaketë dhe pantallona, por gjithmonë elegante dhe me një kod veshjeje interesant që duket sikur më së shumti ia dikton natyra e punës që bën .

Sot ministrja ka postuar disa fotografi ndërsa ka qenë për inspektim në bordin e anijes Iliria që është një nga kontigjentët e Forcës Detare Shqiptare. Ministrja ka shijuar edhe një drekë me stafin e anijes, ku menuja bazë ishin makaronat spageti.

Postimi i plotë:

Në bordin e anijes #Iliria me një nga kontingjentet e Forcës Detare pjesëmarrëse në misionin e NATO-s në detin Egje, të cilët gjatë 1 viti shpëtuan më shumë se 700 persona. Por nuk mbaron këtu, angazhimi ynë në Egje do të zgjatet edhe me 1 vit tjetër. #Oriku do të zëvendësohet nga anija #Butrinti, e cila do pajiset me sistem modern armatimi, por me armatim të ri e modern do të pajisen edhe Iliria Oriku dhe #Lissus.

Forcat e Armatosura të Shqipërisë në krye të detyrës!

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al