21 Nëntor, 2018

Ja femra më e paguar në industrinë e muzikës


Këngëtarja me famë botërore Katy Perry renditet e para në listën e femrave më të paguara në industrinë e muzikës për vitin 2018.

Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçarja kryeson klasifikimin e revistës prestigjioze “Forbes”.

Kjo e fundit shkruan se, Katy Perry ka një fitim prej 83 milionë dollarë nga periudha qershor 2017-qershor 2018.

Ndërkohë Beyonce e cila një vit më parë kryesonte këtë listë, ka rënë në vendin e tretë. E dyta renditet 28-vjeçarja Raylor Swift, e cila në 2017-n ishte në vend të tretë.

Lista e këtij viti mban emra të njëjtë si një vit më parë, ku mes tyre janë Celine Dion, Britney Spears, Jennifer Lopez dhe Rihanna.

Lista e 10 këngëtareve më të paguara:

Katy Perry – 83 milionë dollarë

Taylor Swift – 80 milionë dollarë

Beyonce – 60 milionë dollarë

Pink – 52 milionë dollarë

Lady Gaga – 50 milionë dollarë

Jennifer Lopez – 47 milionë dollarë

Rihanna – 37.5 milionë dollarë

Helene Fischer – 32 milionë dollarë

Celine Dion – 31 milionë dollarë

Britney Spears – 30 milionë dollarë .

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al