26 Janar, 2021

Ja disa mënyra si të bëni një foto perfekte për dokumente ligjorë që të mos “turpëroheni” më vonë


Nuk ka shumë njerëz që e pëlqejnë me të vërtetë foton e tyre në dokumente ligjorë. Sigurisht, kjo nuk është një arsye për t’u mërzitur, por nëse po planifikoni të bëni një foto për kartën e identitetit në të ardhmen e afërt, disa këshilla mund t’ju vijnë në ndihmë.

“Bright Side”, shkruan se duhet të bëni kujdes të shmangni disa gabime që i bëni gjithmonë.

Përpiquni të mos e ngrini mjekrën.

foto per dokumente ligjore (6)

Ky është një ndër gabimet më të zakonshme: përpiqeni të uleni drejt, por e ngrini mjekrën shumë lart. Si rezultat, vrimat e hundës duket sikur të jenë përballë me kamerën. Kjo lloj fotoje nuk duket natyrale dhe pozicioni juaj e bën mjekrën të duket e madhe dhe e “rëndë”. Përpiquni të relaksoni shpatullat dhe mos e ngrini mjekrën.

Mos e spostoni kokën mbrapa.

foto per dokumente ligjore (1)

Nëse e bëni këtë, do t’ju krijohet një mjekër “dyfishe”. Që ta bëni pjesën e poshtme të fytyrës suaj të duket më mirë, zhvendoseni mjekrën para dhe ulni pak kokën.

Shmangni një buzëqeshje të tepërt.

foto per dokumente ligjore (4)

Sipas standardeve moderne, një buzëqeshje e gjerë është e papërshtatshme për fotot në dokumentet zyrtare, në shumicën e vendeve. Buzëqeshni pak, aq sa të ngrini cepat e buzës.

Mos i shtrëngoni vetullat, që të mos krijohen rrudha.

foto per dokumente ligjore (3)

Kjo mund t’i “shkatërrojë” fotot tuaja edhe më shumë se buzëqeshja. Për ta shmangur, provoni të ngrini lehtësisht vetullat siç bëni kur surprizoheni nga diçka. Por, sigurohuni që të mos dukeni si e shokuar.

Mos harroni flokët.

foto per dokumente ligjore (7)

Shmangni modelet dhe mos mbuloni sytë, ballin dhe vetullat tuaja. Ata që bëhen ose janë tullacë duhet të sigurohen se koka e tyre nuk shkëlqen shumë.

Kushtojini vëmendje make up-it.

foto per dokumente ligjore (5)

Shmangni tone sysh të fortë apo të shkëlqyeshme, përfshirë këtu edhe shkëlqyesit e buzëve, sepse mund t’ju bëjnë të dukeni më të vjetër në foto. Zgjidhni tone mat.

Vetullat dhe qerpikët gjithashtu kanë shumë rëndësi. Duhet të jenë të theksuara, sepse në foto duken më të zbehta. Buzëkuqi duhet të jetë mat dhe duhet të përputhen me ngjyrën natyrale të buzëve tuaj. Shmangni ngjyrat “nude” dhe tonet e theksuara.

Zgjidhni një veshje të përshtatshme.

foto per dokumente ligjore (2)

Si rregull, në shumicën e fotove, kërkohet vetëm fytyra juaj, prandaj nuk keni pse të vishni rrobat më të mira që keni. Por mbani mend, aksesorët e mëdhenj mund të duken çuditshëm dhe jakat e mëdha ose kapuçët mund të krijojnë iluzionin se keni një “gungë”. Rekomandohet të vishni një këmishë ose një bluzë në ngjyrë të errët.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al