30 Shtator, 2017

J.Lo e lumtur, familjarët i shpëtojnë uraganit Maria!


Pas një jave plot frikë, Jennifer Lopez duket se tashmë ka përjetuar një emocion të veçantë pasi mori vesh se familjarët e saj nga Porto Riko, janë mirë dhe i shpëtuan urganeve Irma dhe Maria.

Në një status të saj në llogarinë e Instagram, 48-vjeçarja ka bërë të ditur se tani familja e saj është e sigurt dhe u ka shpëtuar shkatërrimeve pas një jave kërkimesh.

 

Duke ndarë pamje të të afërmve të saj Adelas dhe Tomas-it, J.Lo falënderoi të gjithë për mbështetjen e tyre gjatë kësaj periudhe sa nuk ishte në dijeni për fatin e familjarëve të saj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al