18 Dhjetor, 2017

Iu rrëzua skena mbi kokë, humb jetën DJ i njohur


Një DJ i njohur në Brazil ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga skena ku po performonte. Ngjarja ka ndodhur në Brazil, ku u shënuan edhe tre persona të lënduar rëndë gjatë zhvillimit të ‘’Atmosphere Festival në Esteio’’

DJ Kaleb Freitas u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetojë. Pamjet e rënda në video tregojnë momentin tragjik, kur struktura metalike ra mbi skenë gjatë një stuhie.

DJ Kaleb Freitas, i cili ishte duke performuar në atë kohë, u dërgua në spital me plagë të rënda në kokë, por nuk mundi të mbijetojë. Policia ka nisur një hetim mbi tragjedinë dhe organizimin, pavarësisht paralajmërimeve për kushtet e motit, stuhi dhe erëra të forta.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al