25 Gusht, 2017

Isli Islami ‘tallet’ me Olti Currin: Nuk do të haja kurrë një vakt me të


Të gjithë e njohim Isli Islamin, moderatorin simpatik të emisionit “Wake Up” në Top-Channel.

Ndërkohë që ka mbetur edhe pak kohë nga nisja e sezonit të ri televiziv, ne gjetëm kohë të realizonim një bisedë të këndshme me të. Ilsi tregon në këtë rrëfim për Shije.al raportin e tij me ushqimin dhe jo vetëm.
1 (1)
Dashuri më e sinqertë se ushqimi është… 
Dashuri më e sinqertë se ushqimi është dashuria për kafshët… thonë.
Kur e shoh veten në pasqyrë them sa ngjaj me (krahasuar me shportën e frutave)…
Kur e shoh veten në pasqyrë them se ngjaj me ananasin. I shijshëm, por i vështirë për t’u qëruar.
Me cilin personazh publik nuk do të haje kurrë një vakt…
Me Olti Currin nuk do haja kurrë një vakt. Nuk besoj se të lë as të ngjyesh një kafshatë buke në vaj.
Më mirë i uritur se kur gatuan (kush)…
Më mirë i uritur se kur gatuaj vetë. Seriozisht!
Çfarë i thua vetes kur sapo ke marrë shumë kalori?
Kur e ndjej se e kam tepruar filloj këndoj që të mos mendoj mbi atë që sapo ka ndodhur.
Cila është darka më e shtrenjtë që ke paguar? 
Nuk e mbaj mend darkën më të shtrenjtë. Nuk besoj ka qenë ndonjë shifër e jashtëzakonshme.
Të pëlqen kur paguan apo kur të qerasin? 
Më pëlqen më shumë kur paguaj. Nuk e di ende pse!
Cila është situata më e sikletshme që ke kaluar në restorant?
Momentet më të sikletshme lidhen gjithmonë me shërbimin jo të mirë që mund të hasësh. Dhe nuk është se ndodh rrallë tek ne.
Çfarë nuk duhet numëruar tjetër përveç gotave të verës…   
Nuk duhen numëruar ëmbëlsirat (qesh).
Kur ndahem nga e dashura hap frigoriferin dhe … 
Unë kur kaloj ndonjë moment jo fort të mirë nuk ha kurrë.
Do doja ta ktheja kohën pas e të pija një gote vere me…
Një gotë verë me miq që nuk i kam më afër, patjetër!
Kur jam i mërzitur mbush një teke…
Çfarëdo të gjej vërdallë.
Më mirë të rri pa ngrënë se të ha… 
Më mirë pa ngrënë se të ha mëlçi.
Çfarë i thua vetes kur sheh një femër që gatuan..
Duhet të mësoj dhe unë herët a vonë.
Më cfarë ushqimi e indentifikon njeriun e zemrës…
Me diçka të marinuar… të përgatitur gjatë në kohë.
Pas seksit çfarë të hahet më shumë?
Gjëra të kripura, asgjë specifike. /Shije/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al