25 Maj, 2020

Ishte vetëm 15 vjeç kur Princeshë Diana vdiq, Princi William rrëfen periudhën e vështirë: Të bërit baba më riktheu kujtimet traumatike të vdekjes së nënës

 

Princi William ka rrëfyer se ardhja në jetë e fëmijëve i riktheu emocionet që përjetoi pas vdekjes së nënës së tij, Princeshë Dianës.

Në një dokumentar të ri në BBC, Duka i Kembrixhit u shpreh se të pasurit fëmijë është një nga momentet më mahnitëse në jetë por edhe një nga më të frikshmet pasi nuk kishte nënën e tij.

“Unë mendoj se kur keni kaluar diçka traumatike në jetë, nëna ime vdiq kur isha i vogël, këto emocione rikthehen sërish sepse po nis një fazë tjetër e jetës,”- tha ai. “Askush nuk është aty për të të ndihmuar dhe me të vërtetë e përjetova shumë keq.”

Por William theksoi se ai dhe bashkëshortja e tij Kate, Dukesha e Kembrixhit, mbështeten tek njëri-tjetri kur nuk ndihen mirë.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis.

“Unë dhe Kate mbështetemi tek njëri-tjetri në të tilla momente dhe mësojmë së bashku,”- u shpreh Princi britanik.

Ai ishte vetëm 15 vjeç, kur nëna e tij, Diana vdiq në një aksident me makinë në Paris në 1997.

/Panoramaplus.al