18 Korrik, 2019

Ishte më e bukur se ato, dy adoleshente shpërfytyrojnë fytyrën e shoqes së tyre të ngushtë dhe më pas e vrasin


Dy adoleshente janë arrestuar, pasi dyshohen se kanë vrarë shoqen e tyre të ngushtë sepse “ajo ishte shumë tërheqëse”.

Trupi i shpërfytyruar i 17-vjeçares, Viktoria Averina, e njohur si Vika, është gjetur në një vend ndërtimi të braktisur në qytetin rus të Arkhangelsk.

“Daily Mail” shkruan se fytyra e saj ishte shqyer me copat e një gote të thyer, si dhe është torturuar para se të mbytej për vdekje.

Në hetimet e para, policia vendase besonte se një gjë të tillë e ka bërë ndonjë “maniak” mashkull, por tani në lidhje me ngjarjen në fjalë janë arrestuar dy ish-shoqet e klasës, të dyja 16-vjeçare.

Adoleshentet, të quajtura Lina dhe Irina e kanë pranuar se kanë vrarë atë që e quanin shoqe të ngushtë. Sipas një hetuesi të shtetit, vajzat kanë thënë se viktima mendonte se ishte më e bukura nga të gjithë.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 16-vjeçaret kanë shpjeguar se viktima abuzonte me ta vetëm për këtë fakt. “Ajo ishte arrogante vetëm se kishte të bukur fytyrën”, kanë shtuar vajzat.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al