19 Nëntor, 2018

“Ishe më e bukur para se të bëje operacione”, Adelina Tahiri u kthehet fansave: Ma keni shpifur!


Në momentin që këngëtarja Adelina Tahiri vendos që të bëjë një video-live, ajo duhet të marrë parasysh edhe komentet që do i bëjnë ndjekësit e saj në lidhje me ndërhyrjet e bëra në fytyrë.

Adelina ka disa kohë që dyshohet se ka rënë pre e operacioneve plastike, por që ajo i ka mohuar në çdo moment.

Ditën e sotme këngëtarja bëri një “live” në “Instagram”, ku u komentua gjatë nga ndjekësit e saj. Kishte nga ata fansa që shkruanin se ajo ishte më e bukur para se të transformohej dhe se nuk duhej të ndryshonte asgjë në fytyrë.

“Kam bërë vetëm buzët, por nuk është operacion plastik, se janë mbushës. Por jam bërë pishman se, ma keni shpifur duke më thënë se kam bërë operacione plastike. Sikur jam e gjitha plastikë”, iu drejtua këngëtarja ndjekësve”, u shpreh këngëtarja pas gjithë komenteve që u bënë rreth pamjes së saj.

Adelina edhe më herët ka pranuar se ka bërë vetëm buzët dhe asnjë ndryshim tjetër në fytyrën e saj.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al