12 Maj, 2020

“Isha rëndë psikologjikisht por asnjëherë nuk derdha lot para saj”- Humbi nënën nga kanceri, këngëtarja shqiptare rrëfen vuajtjen: Asnjëherë nuk je i përgatitur për dhimbje …


Këngëtarja e njohur Xhesika Polo pak kohë më parë humbi nënën nga kanceri i gjirit. Ajo ka rrëfyer dhimbjen e ndarjes nga jeta të nënës së saj duke thënë se ishte shumë e vështirë për të pasi kishin një marrëdhënie shumë të veçantë.

Këngëtarja u shpreh se pavarësisht se ihste në dijeni të sëmundjes nuk ishte e përgatitur për këtë humbje të madhe.

“Për mua ka qenë shumë e vështirë sepse sado që ti të jesh në dijeni të një sëmundje, në momentin që agravohet sigurisht që dihet përfundimi shumicën e rasteve. Por asnjëherë nuk je i përgatitur të përballosh apo përjetosh dhimbje që nuk i ke të njohura me trupin dhe mendjen tënde. Ajo ka qenë shoqja ime më e ngushtë, më ka ndjekur në çdo hap të jetës sime, karrierës , flisja çdo gjë me të. Për mua është shumë e vështirë, për të çdo fëmijë është do të ishte shumë e vështirë. Sidomos kur ke një marrëdhënie të veçantë me të nuk humb vetëm mamin, por humb një mikeshë, një njeri që të dëgjon, të kupton dhe nuk të gjykon për asgjë, si edhe të përkrah në çdo gjë që ti bën. Gjithmonë më ka ndjekur, më ka dhënë forcë të përballoj çdo gjë që kam kaluar. Më ka rritur shumë mirë. Gjithë forcën dhe kurajon që kam, e kam të trashëguar nga ajo. Ka qenë femër e fortë dhe krenare e asnjëherë s’ka bërë kompromise, nëse donte të bënte diçka e bënte, ishte e lumtur me mënyrën sesi e jetonte jetën,”- tha Xhesika Polo e ftuar në emisionin “Shqipëria Live”.

Këngëtarja rrëfeu se për një periudhë nëna e saj ishte bërë mirë por sëmundja iu rikthyer duke i marrë jetën.

Ajo shtoi se pavarësisht gjendjës së rëndë psikologjike nuk qau kurrë para nënës së saj.

“Nuk e kishim menduar vdekjen e saj sepse kaloi një periudhë të mirë në verë. Çdo gjë ishte e normalizuar dhe në njëfarë mënyre ishim të qetë. Por nuk duhet ti gëzohesh asnjëherë. Pastaj ndodhi shumë shpejt, mami në janar u shtrua në spital për mushkëritë dhe të gjithë dëshirën më të madhe në botë, për të kaluar këtë situatë dhe të bëhej mirë, por nuk u bë mirë. Mami ishte pozitive. I vetmi merak që ka pasur ishte rritja jonë pa të. Nuk kisha forcën për t’ja thënë çfarë po ndodhte me të. S’doja të kishte presion psikologjik. Unë mjekëve i thashë dua të di të vërtetën dhe të përgatitem. Por mami e ndiente në njëfarë mënyre.

Ishte shumë e rëndë psikologjikisht për mua, por nuk kam derdhur lot para saj dhe asnjëherë se kam bërë të ndihet keq apo e trishtuar. Thjesht i thoja që të mos kishte merak, të ishte e qetë sepse ka rritur një vajzë të fortë që do ia dalë të përballojë çdo gjë do të kujdesem unë për vëllanë dhe babanë. Vëllai më ka suprizuar. Marko u rrit brenda natës dhe më ka dhënë shumë forcë. Njerëzit e fortë vendosin mburojën dhe përpiqen të mos reflektojnë atë që kanë në zemër. Mamaja kishte ato mosbesimet e saja, unë i thoja që do ta kalojmë këtë bashkë dhe ajo më thoshte që kam vetëm merakun tuaj,”– tregoi këngëtarja.

/Panoramaplus.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al