6 Nëntor, 2018

“iPad Pro” i ri që kushton 800 dollarë e punon si një kompjuter


Kompania “Apple” ka hedhur së fundmi në treg “iPad Pro”, i cili edhe pse është tabletë punon si një kompjuter i fuqishëm.

Nga matjet e “Geekbench” rezulton se një bërthamë procesori e “iPad Pro” është e fuqishme pothuajse sa bërthama e laptopit “MacBook pro”, që ka procesor Intel i7.

Pavarësisht se “Greenbench” nuk është mënyra më e mirë për të krahasuar shpejtësitë me laptop, ajo që dihet me siguri është që “iPad Pro” i ri është 94% më i shpejtë se versioni i fundit, i vitit të shkuar.

Ndërkohë çmimi i tij nis nga 800 deri në 1000 dollarë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al