12 Mars, 2018

Intervista e parë pas arrestimit të të dashurit për drogë, Viola tregon kujt i ka marrë lekë borxh


Disa muaj më parë lajmi për arrestimin e të dashurit të Viola Spiros, Valentin Selaj, i cili fshihej pas një bande droge, pushtoi mediat, por moderatorja bionde nuk pranoi të jepte asnjë koment lidhur me këtë ngjarje.

Ndërkohë, pas qarkullimit të këtij lajmi, ditën e djeshme ajo ka dhënë intervistën e parë për “Lart e poshtë” ku ka folur rreth disa detajeve të jetës së saj, por sërish pa e prekur fare këtë temë.

Viola ndër të tjera ka rrëfyer se cilat janë markat e veshjeve të preferuara me të cilat vishet së fundmi, pyetje së cilës i është përgjigjur se zgjedh të vishet me firma të shtrenjta, por kur ato kanë ulje, e ndërsa ndonjëherë kur rroga e saj nuk ia ka mbuluar ndonjë shpenzim, ajo i ka marrë lekë borxh të motrës.

“Mundohem të blej dhe gjëra të shtrenjta, por kur janë outlet ose kur ka ulje, kur është diçka që bie në sy por nuk është masive. E urrej kur janë në modë dhe mund ta blej kushdo, pasi realisht të gjithë mund të blejnë një palë atlete të shtrenjta ose një veshje të shtrenjtë sepse mund të kursejnë. Edhe unë kam kursyer. Madje kam marrë dhe para borxh motrës time për të blerë një çantë të shtrenjtë që nuk mund ta përballonte një rrogë kështu që më duheshin ekstra”, u shpreh ajo.

(Intervisten e Violes e gjeni ne minuten 5:42)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al