30 Qershor, 2018

“Instagram” nuk ndalet, pas videove 60-minutëshe tani edhe me…


Përdoruesit e rrjetit social “Instagram” tashmë mund të shtojnë muzikë në “Instastory”-t e tyre, duke bashkuar fotot ose videot me këngët e preferuara.

Këtë opsion e gjeni në  menunë e “stickers”, aty ku “Instagram”-i ju lejon që të fusni emoji, GIF dhe vendndodhjen tuaj.

Ndërkohë kur të shikoni një “Story” që ka muzikë, një “sticker” i vogël do të tregojë titullin e këngës, artistin dhe albumin.

Ndërkohë bëhet e ditur se këtë opsion e kanë vetëm përdoruesit e këtij rrjeti social në Australi, Zelandën e Re, Francë, Gjermani, Suedi, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por gjithashtu thuhet se shumë shpejt do të shtohen në listë edhe vende të tjera të botës.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al