10 Shtator, 2018

“Instagram”-i mendon për përdoruesit e tij, lehtëson komentet me “emoji”


Rrjeti social “Instagram” ka menduar që të shtojë një rrugë të shkurtër në aplikacionin e tij. Ai ka vendosur “emoji”-t më të përdorura mbi tastierën tuaj kur fillon të komentosh një postim.

Ky ndryshim u shfaq ditën e enjte, por që nga muaji maj i këtij viti ka qenë në testime si në Android ashtu edhe në iOS.

Shiriti i ri me “emoji” nuk do të shfaqet në zona të tjera ku përdoret tastiera, si reagimi ndaj një historie ose titullimi i postimeve tuaja. Por duke pasur parasysh numrin e madh të njerëzve që komentojnë me emoji, kjo duhet të ndihmojë në shkurtimin e kohës që duhet për të postuar një koment.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al