14 Nëntor, 2019

Instagram do të heqë opisionin ‘like’ nga fotot e videot dhe ka arsye mjaft bindëse për ta bërë këtë gjë


 
Po eksperimentohet së fundmi nga gjigandi ‘Instagram’ për heqjen e pëlqimeve nga fotot dhe videot. Ky testim është bërë në Itali, Kanada, Australi, Zelandën e Re dhe Japoni.

Duket se rradhën e ka Amerika dhe qëllimi i gjithë kësaj është për ta bërë këtë aplikacion popullor edhe më të shëndetshëm.

Shefi i Instagram, Adam Mosseri, tha: Ne po i zgjerojmë këto teste për të përfshirë një pjesë të vogël të njerëzve në SHBA javën e ardhshme. Ka të bëjë me të rinjtë. Ideja është të provohet Instagramin depresionues, të bëheti më pak konkurrues dhe t’u jepet njerëzve më shumë hapësirë ​​për t’u përqëndruar tek gjërat që i frymëzojnë realisht”.

Disa po i acaron kjo lëvizje ndërsa të tjerët shprehen se kjo do të ndihmojë shumë shëndetin mendor të përdoruesve të këtij aplikacioni.

Statistikat e shumta që janë bërë kanë dalë në përfundim se Instagrm po ndikon negativisht në shëndetin mendor të një përdoruesi sepse presioni i perfeksionizmit është shumë i madh. Ky aplikacion me më shumë se 1.5 miliardë përdorues, njoftoi muajin e kaluar se do eleminohen gjithashtu edhe filtrat që nxisin ndërhyrjen plastike sepse kjo reflekton një standard jo real të bukurisë njerëzore.


NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al