13 Mars, 2022

Influencerat rusë në Tik-Tok po paguhen për të bërë propagandë pro luftës


Një hetim nga VICE News ka zbuluar një fushatë të koordinuar për të paguar influenecerat rusë të Tik-Tokut, që të postojnë video pro lufës në Ukrainë.

Vice shkruan se fushatat koodrinohen në një kanal i fshehtë në Telegram. Aty influencerave iu thuhet se çfarë videosh duhet të postojnë, çfarë duhet të thonë madje edhe cilat hashtagje duhet të vendosin.

Fushatat kanë nisur në fillim të pushtimit rus në Ukrainë dhe përfshijnë influencera nga më të njohurit në Tik-Tok, disa prej të cilëve kanë mbi një milion ndjekës. Edhe pse Tik-Tok ka ndaluar ngarkimet e reja nga përdoruesit e ndodhur brenda Rusisë , fushatat nuk kanë të ndalur.

Kanali në Telegram drejtohet nga një administrator anonim, i cili rekruton influencues të mediave sociale, dhe sipas VICE News ai është gazetar.

Administratori parashtron kërkesa të tilla si, shikimet minimale të kërkuara dhe datën dhe orën që duhet të postohet një video. Ai gjithashtu i paguan influencuesit aq para sa ata marrin zakonisht për një postim.

Të mërkurën në mbrëmje, administratori reklamoi një fushatë të re duke kërkuar që përdoruesit e Tik-Tok të postojnë video duke bërë thirrje për unitet kombëtar, duke përdorur një pjesë audio ku Putini bën thirrje që të gjitha grupet etnike në Rusi të bashkohen në këtë kohë konflikti.

Mesazhi në Telegram u tha krijuesve se cilën pjesë audio duhet të përdorin, cilat emoji të përdorin dhe çfarë teksti të postojnë në videot e tyre.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Christina Magonova ?? (@magonovaa_)

Administratori i kanalit gjithashtu u dha kontribuuesve të mundshëm një udhëzues hap pas hapi se si të evitojnë ndalimin e ngarkimeve nga Tik-Tok në llogaritë ruse.

Detajet rreth fushatës, si dhe të gjitha përmbajtjet e tjera nga kanali, u fshinë të mërkurën mbrëma pasi VICE News kontaktoi administratorin.

Një përdorues i Tik-Tok i quajtur d00zenn, i cili ka 480,000 ndjekës, postoi një video që përputhej në mënyrë të përkryer me kërkesat. Është e paqartë se sa, d00zenn është paguar për pjesëmarrjen në fushatë dhe ai nuk iu përgjigj kërkesës së VICE Neës për koment.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al