1 Prill, 2020

Infektohet nga pronarja 25-vjeçare, regjistrohet rasti i dytë që një mace rezulton pozitive me koronavirus


Një mace ka rezultuar pozitive me koronavirus në Hong Kong. Ky është rasti i tillë i dytë që një mace infekohet me COVID-19.

Departamenti i Bujqësisë dhe Peshkimit tha se macja u testua pasi pronarja e saj u konfirmua me virusin.

Kjo është macja e dytë që ka rezultuar pozitive pasi një mace tjetër doli me koronavirus në Belgjikë javën e kaluar.

Dy qen gjithashtu kanë dalë pozitiv, gjithashtu në Hong Kong, megjithëse ekspertët thonë se nuk ka prova që kafshët shtëpiake mund të përhapin virusin te njerëzit.

Macja në Hong Kong nuk ka treguar shenja të sëmundjes ndërsa pronarëve të kafshëve iu është kërkuar të mos i braktisin.

Sipas mediave, pronarja e maces është një 25-vjeçare, e cila është në një gjendje të rëndë pas kontraktimit të virusit.

Ajo raportohet se shkoi në një lokal në qendër të Hong Kong dhe më pas filloi të shfaqte simptomat e koronavirusit, si temperaturë të lartë.

Rasti në Belgjikë u zbulua të premten e kaluar nga zyrtarët që thanë se ishte një “rast i izoluar” që ishte përhapur nga njeriu tek kafsha.

Macja kishte diarre, të vjella dhe vështirësi frymëmarrje. Studiuesit gjetën virusin në jashtëqitjen e maces.

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al