4 Nëntor, 2018

Indiferenca në kulm, Çuçi dhe Spiropali të ulur bashkë, por nuk këmbejnë asnjë fjalë


Askush nuk mund ta vërë në dyshim faktin se mes deputetëve socialistë Elisa Spiropali dhe Bled Çuçi ekziston një raport i mirë miqësor.

Madje, Çuçi është një nga figurat më të paqta të Parlamentit që duket se ka marrëdhënie të mira edhe me opozitarët. Nga ana tjetër, ne i shohim të ulur bashkë në kafe, kështu që patjetër janë miq, por edhe ata, si të gjithë ne, janë viktima të celularit.

Duke parë në celular, ata kanë harruar se janë në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe të rrish me dikë, do të thotë edhe të flasësh. Pra, edhe deputetët teknologjia i ka bërë memecë. Të mbyllur në botën e tyre, duke lexuar mesazhe apo lajme portalesh, deputetët u ulën, u ngritën dhe nuk thanë pothuajse asgjë!

PANORAMA PLUS

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al