17 Tetor, 2017

Iku Rashel por njihuni me velinën e re që do të marrosë publikun në emisionin e Ermal Mamaqit


Publiku i emisionit ‘Xing me Ermalin’ me siguri do të mbesë pa fjalë në serinë që do ta transmetohet në ekranin e televizionit ‘Klan’ këtë të shtunë, dhe shkak për këtë do të jetë pikërisht velina e re e spektaklit.

Bëhet fjalë për Kejvina Kthellën, bukuroshja e re që do të shoqërojë në emision moderatorin Ermal Mamaqi. Modelja superseksi me linjat bombastike ka mbërritur enkas nga Italia ku jeton prej vitesh, për t’u bërë pjesë e ‘Xing me Ermalin’.

Bukuroshja bjonde me sytë e kaltër numëron rreth 9 mijë ndjekës në Instagram dhe njihet për fotot tepër provokuese të realizuara gjatë karrierës së saj si fotomodele./Xing.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al