20 Shtator, 2018

Ikona e bukurisë feston 84-vjetorin e lindjes, mbi 60 vite karrierë për Sophia Loren

Diva e kinemasë italiane dhe asaj botërore, Sophia Loren, feston sot 84-vjetorin e lindjes. Gjithashtu ajo feston edhe mbi 60 vite në botën e kinemasë dhe artit, të cilat e shndërrojnë Loren në aktoren simbol.

Karriera e saj nisi në moshën 14-vjeçare në vitin 1949, teksa spikati në një konkurs bukurie. Pasi kaluan katër vite vjen dhe roli i parë i saj në kinema. “Dy net me Kleopatrën” është filmi i parë i saj. E kur ishte  24 vjeçe, Loren kishte xhiruar mbi 40 filma.

Ndërkohë kulmi i karrierës erdhi kur aktorja italiane shkoi në “Hollywood”, për t’u shfaqur në dhjetëra filma si protagoniste dhe joprotagoniste.

Sophia ka marrë dy çmime “Oscar”, një kupë “Volpi” dhe një “Leone d’Oro” për karrierën.

Panorama Plus