8 Maj, 2021

Identike! Ariana Grande ka tashmë një statujë prej dylli dhe të gjithë mund ta takojnë në…


Ariana Grande është është përjetësuar në një muze me një statujë prej dylli.

ariana grande (4)

Madame Tussauds, muzeu i njohur i dyllit ndau lajmin me të gjithë të enjten dhe tashmë fansat e yllit të “Hollywood-it” kanë mundësinë të bëjnë një foto me këngëtaren, shkruan “Billboard”.

THANK U, NEXT Campaign Image
THANK U, NEXT Campaign Image

“Ju e dëshironi? Ne e morëm. Ariana Grande ka mbërritur në Madame Tussauds Hollywood,” shkruhej në njoftimin e muzeut të famshëm, duke përmendur fjalët që thuhen në këngën e saj, ‘7 Rings’”, shkruhet në statusin e muzeut.

ariana grande (3)

Statuja është e veshur me një bluzë ‘crop’ të zezë me dantellë, fund të ngjashëm me bluzën dhe një shall me pupla, veshje e frymëzuar nga ajo që Grande mbante veshur në videoklipin “Rule the World” me reperin 2 Chains.

ariana grande (2)

Statuja e yllit të popit është aq reale edhe në detaje, duke filluar nga gropëzat te faqet e deri tek tatuazhet në gishta.

-640-0-609662285201c

Të gjithë e dimë që kjo nuk është statuja e parë prej dylli e Ariana-s. Në vitin 2019, Madame Tussauds London zbuloi statujën e saj të dyllit, por shumë fansa filluan të vinin në dukje atë që ishte shumë e qartë, që statuja nuk i ngjante aspak asaj.

ariana grande (7)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al