26 Maj, 2020

Ia vendosën “X Æ A-12”, miliarderi Elon Musk dhe këngëtarja i ndryshojnë emrin djalit por ia zgjedhin akoma më të çuditshëm


Miliarderi Elon Musk dhe këngëtarja Grimes thuhet se kanë ndryshuar emrin e djalit të tyre nga “X Æ A-12” në “X Æ A-Xii”.

Grimes zbuloi lajmin në Instagram kur u pyet nëse ia kishte ndryshuar emrin të porsalindurit.

Këngëtarja nuk sqaroi arsyen e vendimit për ndryshimin e emrit, por u përgjigj duke thënë: “Numra romakë. Duken më mirë.”

Sipas raportimeve çifti nuk kishte zgjidhje tjetër pasi nuk iu lejua të vendosnin emrin e parë për shkak të ligjeve të shtetit të Kalifornisë.

/Panoramaplus.al

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al