29 Tetor, 2020

I tha “PO” propozimit për martesë, por unaza prej diamanti e Gwen Stefani-t paska kushtuar sa qimet e kokës


Këngëtarja e njohur Gwen Stefani dhe partneri i saj, këngëtari Blake Shelton janë fejuar, pas pesë vitesh së bashku.

51-vjeçarja e ndau vetë në Instagram këtë lajm të bukur dy ditë më parë, duke treguar se kishte marrë një propozim me unazë diamanti, raporton “Hollywoodlife”.

Por, së fundmi, mediat e huaja kanë mësuar se unaza është dizajnuar posaçërisht për këngëtaren.

Për më tepër, Blake i ka kërkuar dorën babait të Gwen para se t’i propozonte.

Sipas “Brilliant Earth”, unaza ka një diamant 6 karat të vendosur në një shirit ari të bardhë. Thuhet se një unazë e tillë kushton mbi 500 mijë dollarë , në varësi të cilësisë së gurit të diamantit.

Çifti u njoh në “The Voice” në vitin 2015, ku nisën një miqësi të mirë e cila përfundoi në dashuri.

Gwen dhe Blake e kaluan karantinën së bashku me 3 fëmijët e këngëtares në Oklahama, ndërsa tashmë janë zhvendosur në shtëpinë e tyre të re prej 13 milion dollarësh në Los Angeles.

Këngëtarja ka qenë e martuar më parë me muzikantin Gavin Rossdale, me të cilin ka tre djem. Por çifti u divorcua në vitin 2016.

Ndërsa Shelton u nda nga bashkëshortja e tij, Miranda Lambert pas katër vitesh martesë në korrik 2015.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al