20 Prill, 2018

I riu shtyn oficerin e policisë nga motori dhe… (VIDEO)


Ky është momenti shokues kur një oficer policie i cili ishte në ecje e sipër bie nga motori, pasi një kalimtar e shtyn dhe e rrëzon.

Pamjet filmike besohet të jenë filmuar në Essex, por nuk dihet tamam vendi i sakë si dhe data e ora.

Në video vihen re dy oficer policie teksa ecin me motor dhe papritmas një i ri shtyn policin nga motoçikleta e tij duke e rrëzuar në rrugë.

Menjëherë pas sulmit, oficeri u ngrit në këmbë dhe u vu në ndjekje të personit që e rrëzoi nga motori.

Personi që filmoi gjithë ngjarjen dëgjohet teksa thotë: “Jezu Krisht” dhe e ka shpërndarë online. Videoja e përplasjes së qëllimshme është përhapur me shpejtësi në rrjet, ku komentet kanë qenë të shumta.

“Shpresojmë që ai të jetë kapur”, shkruajnë më së shumti komentuesit.

Panorama Plus

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al