22 Dhjetor, 2017

I riu shqiptar në koma në Francë, VIP-at mesazh Kombeve të Bashkuara


Mediat online raportuan se i riu shkodran i masakruar në një burg të Marsejës, Florenc Beqiraj është ndarë sot nga jeta, por një profil në Facebook me emrin e babait të tij, Gëzim Florenc Beqiraj, thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe 23-vjeçari mbahet gjallë vetëm përmes aparaturave pasi ndodhet ne gjendje kome. Ai i ka bëre thirrje shtetit shqiptar ta ndihmoje.

Beqiraj ishte në Francë prej dy vitesh e po përpiqej të përfitonte azilin. Ai është ndaluar nga policia dhe për mungesë dokumentacioni përfundoi në burg. Pikërisht gjatë qëndrimit prapa hekurave ka ndodhur dhe incidenti që e çoi 23-vjeçarin në fund të jetës.

Përveç familjarëve të 23-vjeçarit, duket se edhe personazhet e famshëm shqiptarë kanë nisur një lloj fushate sensibilizimi në rrjetet sociale, duke i bërë apel jo vetëm shtetit shqiptar,  por edhe Kombeve të Bashkuara dhe Amnesty International, për treguar sesi trajtohen refugjatët shqiptarë në Europë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al