13 Prill, 2021

I riu i propozon të dashurës jo me një, por me pesë unaza diamanti të ndryshme! Ja pamjet virale të çiftit


Një djalë është bërë viral në rrjet për shkak të mënyrës së pazakontë që zgjodhi për t’i propozuar të dashurës së tij.

unaza propozim (3)

William Hunn u ul në gjunjë para partneres së tij me pesë unaza të ndryshme prej diamanti në dorë, duke i propozuar për martesë pas një udhëtimi romantik që bënë me helikopter, raporton “People”.

unaza propozim (9)

Hunn ishte kujdesur që secila unazë të ishte unike dhe të kishte forma dhe prerje të ndryshme të diamanteve, si dhe kishte planifikuar që helikopteri të ulej në ndërtesën që ndodhej në qendër të qytetit.

unaza propozim (10)

Në fotot e publikuara në Instagram, duket që e fejuara e William, Brittney Miller, zgjodhi unazën që kishte diamant të prerë në formë drejtkëndore me një rreth të hollë dhe shumë elegant.

unaza propozim (4)

Ajo kishte në dorë edhe një testues diamantesh për të vërtetuar se të gjitha unazat ishin të vërteta.

unaza propozim (5)

“Po përjetoja shumë emocione, ndërsa përpiqesha të kuptoja se si ia doli të realizonte gjithë këtë dhe unë s’mora vesh asgjë. Kam qarë shumë. William, ke planifikuar një eksperiencë që kurrë nuk do të jem në gjendje ta harroj”- u shpreh e fejuara e Hunn për mediat e huaja.

unaza propozim (1) unaza propozim (8)

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"
© Panoramaplus.al